"Ushtria: Sa i
rėndėsishėm ėshtė viti pėrkujtimor i 600-vjetorit tė lindjes
sė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut pėr Shqipėrinė?
Pėr herė tė fundit njė
konferencė e madhe shkencore pėr Skėnderbeun ėshtė zhvilluar
nė vitin 1968, me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes. Ajo
konferencė ka qenė e rėndėsishme dhe e organizuar me njė
pėrgjegjėsi shkencore tė admirueshme. Por, pėr rrethana
historike-politike, ajo ka pasur edhe kufizime e mungesa. Nė
kėtė konferencė, bie fjala, nuk ishte e mundur qė tė merrnin
pjesė studiues tė disa shkollave tė albanologjisė, si shkolla
ruse, shkolla britanike dhe ajo amerikane, shkolla kroate,
pėrfaqėsues tė Selisė sė Shenjtė dhe tė institucioneve nė
varėsi tė saj (Biblioteca Apostolica Vaticana, Archivio
Segretto Vaticana). Megjithatė, nė atė 500-vjetor Papa Pali VI
pati shkruar njė enciklikė (letėr tė hapur) drejtuar gjithė
shqiptarėve, nė tė cilėn ndėr tė tjera thuhet: Skėnderbeu
ėshtė biri famėmadh i njė treve qė ka pasur fatin tė
pėrfshihet nė hapėsirėn e udhėtimeve apostolike tė shėn Palit
dhe ndoshta tė marrė pikėrisht prej tij pėr herė tė parė
lajmin e mirė, Ungjillin. Shekulli i 15-tė ka qenė pėr
kombin shqiptar njė prej kohėrave mė tė rėnda dhe njėherėsh mė
tė lavdishme tė historisė sė tij. Qendresa e shqiptarėve gjatė
njė 25 vjetėve u dėshmua sa kėmbėngulėse aq dhe fitimtare, nė
trimėri e strategji, nėn udhėheqjen e kryeprijėsit tė tyre
Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu. Kėtė letėr, pėrveēse
Osservatorio Romano, e pati botuar shqip edhe Koliqi, nė
revistėn Shźjzat, por nė atė kohė as Shźjzat, as radio
Vatikani, nuk mund tė arrinin deri tek njerėzit shqiptarė. A
do tė tejkalohen nė kėtė jubile tė dytė, jubile vitlindjeje,
jubile tė gėzuar, mangėsitė dhe kufizimet objektive tė
konferencės sė organizuar nė vitin 1968? A do tė ketė sivjet
njė letėr papnore pėr 600-vjetorin e lindjes sė Skėnderbeut? E
kam tė vėshtirė pėr tė dhėnė njė pėrgjigje pozitive. Tani
liria nuk mungon, por mungojnė disa autoritete tė larta tė
mendimit dhe dijes. Nuk janė mė nė kėtė jetė Aleks Buda, Eqrem
Ēabej, Injac Zamputi. Madje nuk jam i sigurt nėse nė
veprimtaritė shkencore tė kėtij jubileu do tė marrin pjesė
pėrfaqėsues tė atyre shkollave albanologjike, dikur tė
refuzuara, qė sapo i pėrmenda. Ajo qė mund tė thuhet nė mėnyrė
tė sigurt ėshtė se sot ka shumė nisma me karakter
shkencor-pėrkujtimor, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė botė,
qė do tė zhvillohen e realizohen pavarėsisht se ēfarė do tė
bėjnė bashkėvendėsit e Gjergj Kastriotit. Shkrimtari italian
Costanzo dAgostino, njėherėsh dhe njė prej biografėve
bashkėkohorė tė Skėnderbeut, ka njė vit qė kryeson njė
Comitato di Cultura Europea, tė krijuar pikėrisht pėr tė
detyruar autoritetet e vendit tė tij qė Palazzo Scanderbeg
tė kthehet nė funksionin qė pėrputhet me emrin (jo muze
makaronash, sikurse ėshtė tani), nė nderim tė 600-vjetorit tė
lindjes. Njė konferencė jubilare shkencore ndėrkombėtare do tė
bėhet nė fund tė kėtij viti nėn kujdesin e Prof. Dr. Italo
Costante Fortino nė Universitetin e Napolit, departamenti i
studimeve orientale. Dr. Bjoern Andersen, albanolog danez, nė
bashkėpunim me Bibliotekėn Mbretėrore tė Danimarkės dhe me
shumė dijetarė nga vendet nordike, midis tė cilėve dhe
etnologia Minna Jensen Skafe, ka propozuar njė kalendar
veprimtarish shkencore qė zgjat dy vjet. Nė Romė njė redaksi e
pėrbėrė prej Tomaso Mrkonjic (kroat) dhe dy bashkėpunėtorėt e
tij shqiptarė Dr. Musa Ahmeti e Msc. Etleva Lala kanė
pėrfunduar pėrgatitjen pėr botim tė vėllimit tė tretė tė
serisė sė nisur nga Milan pl. ufflay Acta Albaniae, qė i
pėrgjigjet periudhės 1403-1450. Nisma tė tilla, pėrveēse nė
Prishtinė e nė Shkup, janė bėrė tė ditura dhe po presin
realizimin edhe nė SHBA, nė Kroaci, nė Greqi, nė Hungari. Ky
ndėrkombėtarizim i veprimtarive i pėrgjigjet pėrmasės sė vetė
figurės sė Gjergj Kastriotit. Pjesėmarrja e studiuesve tė
huaj, qoftė edhe nė kėtė formė debati, nė distancė, ėshtė njė
akt emancipues nė mendėsinė shqiptare. Nė kohėn e sotme nuk
mjafton tė dėgjosh vetveten. 600-vjetori i lindjes sė Gjergj
Kastriotit ėshtė njė rast i shkėlqyer pėr tė dėgjuar tė
tjerėt, duke pėrfshirė dhe kundėrshtarėt e tezave tė
albanologjisė vendėse. Pa pjesėmarrjen e tjetrit ky jubile nuk
mund tė quhet i plotė. Dija shqiptare nuk mund tė bėjė pėrpara
pa kapėrcyer hendekun historik tė mbylljes sė syve dhe veshėve
pėr ēka thonė e shkruajnė fqinjėt, grekėt e serbėt, po edhe
turqit republikanė (jo vetėm kronikanėt osmanė). Rasti i
600-vjetorit vjen si njė shans pėr tu dhėnė mundėsi
studiuesve pėr tė bėrė diēka mė shumė, pėr tė pėrfillur edhe
ato shkolla e faktorė tė cilėt mė 1968 munguan. Shkenca duhet
tė mėsohet tė dėgjojė pikėpamjen ndryshe, vėshtrimin e
tjetrit. Ky jubile ka rėndėsi tė pėrveēme nė radhė tė parė
sepse pėrkujtohet nė kushtet e njė shoqėrie tė hapur. Prej
kohės kur u organizua kjo konferencė kanė kaluar rreth 40 vjet
dhe pas njė periudhe kaq tė gjatė vjen ēasti pėr tė
rikapitulluar pėrfundimet e arritura nė dijen shkencore nė
lidhje me figurėn e Skėnderbeut.
A ka pėrplasje mendimesh
nė lidhje me figurėn e Skėnderbeut?
Me sa duket diskutimi pėr
vendin e figurės sė Gjergj Kastriotit nė historinė e
Shqipėrisė nuk do tė mbyllet kurrė. Eshtė krejt normale kur
kėto diskutime rifillojnė pėr shkak tė fakteve tė reja qė
dalin nė dritė nė diplomatikė dhe nė dokumentalistikė. Por
ēėshtja ndėrlikohet kur diskutimet rifillojnė pėr motive
joshkencore. Dihet, pėr shembull, qė nė Universitetin e
Tiranės kėto vite janė mbrojtur teza doktoratash qė kanė nė
thelbin e tyre pyetjen nėse shqiptarėt kanė ditur ta zgjedhin
drejt figurėn strumbullar rreth sė cilės kanė ndėrtuar
kėshtjellėn e historisė sė tyre. Thėnė mė thjesht, pėr herė tė
parė ėshtė vėnė nė dyshim nėse Skėnderbeu shpreh identitetin
historik tė shqiptarėve dhe ėshtė shtruar pyetja nėse do tė
kishte qenė mė mirė qė arbėrit, dhe pas tyre shqiptarėt e
sotėm, tė kishin zgjedhur si hero-model Ballabanin. Sipas
kėtyre studiuesve, tė cilėt sė fundmi jorastėsisht kanė zgjuar
dhe mendimin kritik tė shkrimtarit I. Kadare, nėse arbėrit do
tė kishin parapėlqyer Ballabanin dhe Shqipėria nuk do tė
kishte vendosur tė luftonte me osmanėt, atėherė vendi ndoshta
do tė ishte zhvilluar mė shumė dhe fati i kombit shqiptar do
tė kishte marrė njė rrjedhė mė fatlume. Sipas kėtyre
dijetarėve, renegati i vėrtetė nė historinė e Shqipėrisė nuk
ėshtė Ballabani, por Skėnderbeu, i cili, duke iu kundėrvėnė
oborrit sulltanor, shkeli mbi shansin e vendit tė tij, tė
cilin perandori e kishte me sy tė mirė. Ky arsyetim tė ēon nė
pėrfundimin kontravers se qendresa qė bėri Skėnderbeu ishte e
dėmshme pėr Shqipėrinė. Nė fakt, teza tė tilla nuk janė krejt
tė reja. Nė mbarim tė luftės antifashiste, kur u shtrua
problemi i ngritjes sė njė monumenti pėr Gjergj Kastriotin, ka
pasur udhėheqės politikė, madje liberalė-reformatorė, tė
cilėt, duke iu pėrmbajtur parimit tė vlerėsimit klasor tė
figurave historike, janė shprehur se tek e fundit Skėnderbeu
njė bej ka qenė. Pavarsisht se kjo tezė sė jashtmi duket pėr
tė qeshur, nė dije ajo duhet marrė seriozisht, sepse ky ėshtė
vetėm filimi, sikurse ndodh me tė gjitha tezat e dyshimta, tė
cilat si hap i parė mbillen nė shkencė pėrmes figurash
ndėrmjet shkencės dhe politikės dhe me kalimin e kohės zėnė
vend serioz e qendrojnė serbes ballė pėr ballė. Nė kushtet e
lirisė sė kėrkimit akedemik-universitar janė hapur edhe debate
tė tjera, pjesa mė e madhe tė zonės sė para-shkencės, njė prej
tė cilėve ėshtė nėse Skėnderbeu duhet tė quhet hero i gjithė
shqiptarėve, tė krishterė e myslimanė sė bashku, apo vetėm
hero i tė krishterėve. Sido qė kjo duket absurde, fakt ėshtė
se debati ėshtė zhvilluar edhe prej njerėzish tė shkencės. Pak
mė tej kėtij debati gjendet njė tjetėr diskutim, nėse me
nocionin arbėr duhen kuptuar gjithė shqiptarėt, apo vetėm
ajo pjesė e tyre qė refuzoi islamizimin, qė rikthen nė
vėmendjen e dijes ēėshtje tė karakterizimit tė identitetit
historik tė shqiptarėve, madje edhe tė njė fragmentarizimi tė
kėtij identiteti. Kėto vite jashtė vendit janė botuar studime
monografike qė veēojnė tre identitete shqiptare, sipas
grupimit fetar tė tyre. Autorėt e kėtyre studimeve nuk mund tė
qortohen nėse vetė dijetarėt shqiptarė ndahen nė vlerėsimin e
etnonimit arbėr dhe tė rolit konvergjent tė figurės sė
Skėnderbeut. Kryezot i arbėrve, ai ėshtė i pari qė arriti ti
bashkojė shqiptarėt nė njė besėlidhje. Tė gjitha kėto janė
shqetėsime pėr albanologjinė, por shqetėsimi mė i madh ėshtė
ai i shembjes sė miteve, nė emėr tė emancipimit tė
popullit. Tė gjitha vendet ish-komuniste kaluan nėpėr rrugėn
e vėshtirė tė shembjes sė miteve. Por asnjė popull nuk
rrėnon vetveten, duke shkulur referencat e historisė, sikurse
ka ndodhur me njė pjesė tė shqiptarėve. Nuk ka popull qė tė
mos ketė ide-mit, apo hero-mit. Hebrejt e pėrballuan
mbrapshtinė e fatit historik me idenė mit tė Torah, se ata
janė populli i zgjedhur i Perėndisė. Serbėt e mbajnė veten
me kurajė edhe nė momentet mė tė vėshtira duke i rritur brezat
me filozofinė se ne fitojmė nė luftė dhe humbim nė paqe.
Rusėt parvjet ia mbuluan me lule pėrmendoren Pushkinit deri nė
pikėn mė tė lartė tė saj. Por nė mėmėdheun tonė ėshtė shumė mė
e lehtė tė vėsh pėrpara mitet dhe tė ngresh mbi to emrin e
rebelit. Ajo qė mund tė thuhet me siguri ėshtė se gjendja e
dijes mbi figurėn e Skėnderbeut nuk ėshtė edhe aq
pėrfundimtare. Rėndėsinė 600-vjetorit ia shtojnė edhe burimet
e reja arkivistike qė Arkivi Qendror Shtetėror ka mundur tė
sigurojė, si dhe letėrsia dokumentare burimore qė vjen pėr
herė tė parė nė bibliografinė albanologjike prej kėrkuesve tė
lirė, midis tė cilėve do tė veēoja kolanėn e prof. Kristo
Frashėrit, qė pėrbėhet nga 10 vėllime, kryesisht dokumente,
pjesa mė e madhe e pabotuar. Tre vėllimet e parė tė kėsaj
kolane i pėrkasin periudhės para se Marin Barleti tė shkruante
historinė e tij tė jetės dhe bėma tė Skėnderbeut. Arkivi
Qendror Shtetėror gjithashtu gjatė kėtij jubileu ka siguruar
pėr herė tė parė kopje dokumentesh tė rralla, thuajse nga tė
gjitha arkivat, bibliotekat dhe muzeumet europiane. Nė fillim
tė kėtij viti Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave iu drejtua
me njė manifest solidariteti tė gjitha kėtyre institucioneve
dhe prej pjesės mė tė madhe tė tyre kemi marrė jo vetėm
informacion pėr dokumentet qė na interesojnė, por edhe kopje
tė tyre, tė cilat, nga pikėpamja shkencore, kanė tė njėjtėn
vlerė si dhe origjinali. Vetėm nga arkivat spanjole
bashkėpunėtorėt tonė kanė siguruar rreth njėmijė fletė
dokumente tė mikrofilmuara qė i takojnė periudhės sa Gjergj
Kastrioti qe gjallė. Vetėm ky fakt ka njė rėndėsi tė
jashtėzakonshme. Pa hyrė nė pėrmbajtjen e tyre, ne mėsojmė se
nė kanceleritė e mbretėrisė sė Pirenejve emri i heroit
kombėtar tė shqiptarėve ishte emri i njė protagonisti tė
historisė, qė e kishte fituar pėrmasėn e vet ndėrkombėtare
ende pa hyrė nė librat e historisė. Qindra, pėr tė mos thėnė
mijėra dokumente tė njė rėndėsie tė dorės sė parė kanė ardhur
nga Arkivi Sekret i Vatikanit, nga arkivat e Romės, tė
Napolit, tė Venecias, tė Firences, nga Biblioteca Laurenziana
dhe Museo Correr, nga biblioteka e Grotaferrata-s, nga arkivat
dhe bibliotekat kroate, hungareze, austriake. Tė gjitha kėto
burime e dokumenta tė reja, qė vijnė nė shėrbim tė shkencės jo
rastėsisht nė kėtė 600-vjetor, do tė shėrbejnė pėr tė hedhur
mė shumė dritė nė lidhje me figurėn e Skėnderbeut, madje do tė
guxoja tė thoshja pėr tė njohur anė tė mbetura nė hije tė
personalitetit tė shumanshėm tė kėsaj figure.
A ėshtė libri Historia
e Skėnderbeut, shkruar nga Marin Barleti njė panoramė e plotė
dhe e qartė mbi figurėn e Skėnderbeut apo ka edhe ajo
mangėsitė e veta?
Diskutimit nuk i ka
shpėtuar edhe vlera e librit monumental tė Barletit, madje
tani sė voni ka dalė edhe njė diskutim i ri, nėse Marin
Barleti ėshtė vetė arbėr apo njė prift kronikan misionar i
Perėndimit, njė vizitator apostolik, njė baiulus-delegat i
kancelerive tė shteteve tė krishtera. Ata qė e shtrojnė kėtė
pyetje pėrmendin faktin se nė librin e tij Barleti flet pėr
tanėt dhe kundėrshtarėt, por ai nuk shprehet
drejtpėrsėdrejti nėse me tanėt nėnkupton arbėrit,
shqiptarėt, apo nė tekstin e tij tanėt ka kuptimin tė
krishterėt. Prej kėndej ka nisur dhe diskutimi nėse Marin
Barleti ishte shqiptar apo i huaj. Sa i takon veprės sė
Barletit, ajo ėshtė shkruajtur tėrėsisht nė stil dhe frymė
humaniste, nė stilin e letėrsisė heroike monumentale tė
Rilindjes Europiane, mbėshtetur nė kultin e njeriut tė
fuqishėm, tė atij lloj heroi qė e ka fatin e tij nė dorė, qė e
bėn vetė fatin e tij. Pėr letėrsinė historike tė asaj kohe
Skėnderbeu ishte personazhi i gatshėm i pėrkryer. Ai
mishėronte tė gjitha tiparet qė i duheshin njė vepre tė
shkruar nė frymėn e humanizmit. Pikėrisht kjo ėshtė edhe
arsyeja e pėrmasės sė jashtėzakonshme europiane dhe
ndėrkombėtare qė mori kjo vepėr me shpejtėsi tė paparė nė
Perėndim. Me veprėn e Barletit pėr herė tė parė letėrsia
shqiptare mori njė pėrmasė tė tillė ndėrkombėtare dhe pėr kėtė
njerėzit shqiptarė duhet ti jenė mirėnjohės. Ajo vepėr ishte
tipike humaniste dhe Skėnderbeu ishte njė hero tipik humanist.
Do tė duhej tė kalonin rreth pesė shekuj qė letrat shqipe tė
njihnin njė rikthim tė suksesshėm tė kėsaj pėrmase nė Europė
dhe nė botė, kėsaj radhe me anė tė veprės sė I. Kadaresė. Ka
pasur edhe shqiptarė tė tjerė tė famshėm, por nė pjesėn mė tė
madhe tė rasteve kanė ndritur si fenomene tė njė kulture tė
madhe, jo tė trashėgimisė shpirtėrore tė njerėzimit.
Aleksandėr Moisiu, pėr shembull, u bė njė model i kulturės
gjermanike, sikurse Sami Frashėri ishte pėr dekada tė tėra dhe
mbetet edhe sot njė princ i orientalistikės. Roli i Barletit
nė europeizimin e figurės sė Skėnderbeut ėshtė i
padiskutueshėm. Shumė tė tjerė qė do tė shkruanin mė pas pėr
Skėnderbeun do tė mbėshteteshin te Barleti. Edhe Noli, nė
librin e tij monografik, me tė cilin mbrojti titullin doktor
nė shkencat historike, pėrgjithėsisht ndjek Barletin (ndėrsa
nė poemėn simfonike kushtuar Skėnderbeut sundojnė motivet
liturgjike tė Ungjillit sipas Mateut). Nėse do tė flisnim edhe
pėr dėme qė vepra e Marin Barletit mund tė ketė shkaktuar,
kėto dėme do tė shiheshin nė faktin se njė farė mėnyre ai jo
vetėm e dominoi dhe vazhdon ta dominojė mendimin
historiografik pėr kėtė figurė, por madje e ngriu atė nė njė
performancė fikse. Europa e njeh Skėnderbeun sipas imazhit qė
Barleti krijoi dhe kėtė imazh ėshtė vėshtirė ta modifikosh.
Pėr mendimin tim, dėmi mė i madh qė i ka ardhur ndėrgjegjes
shqiptare prej Barletit ėshtė mėnyra se si ėshtė pėrshtatur
pėr shkollėn dhe arsimin. Grekėt e vjetėr kaluan prej kultit
tė fuqisė tek kulti i menēurisė qysh nė luftėn e Trojės.
Fitorja e akejve arriti mbasi kishte dėshtuar simboli i fuqisė
trupore, Akili. Atėherė i erdhi radha heroit tė dijes,
Odiseut, dhe Troja u pushtua. Kalimi prej heroit model tė
kultit tė fuqisė fizike tek heroi model i kultit tė menēurisė
pėrfaqėsojnė shkallė tė njėpasnjėshme tė progresit tė
mendėsisė njerėzore. Tek eposi shqiptar i kreshnikėve Muji
zgjedh fuqinė, por heroi i dytė, Halili, ėshtė simbol i
bukurisė. Nė figurėn e Gjergj Kastriotit shkolla dhe arsimi
kanė kėrkuar dhe vazhdojnė tė kėrkojnė heroin qė me njė tė
luajtur tė shpatės njiqind krena i ka pre. Nė tė vėrtetė
heroi kombėtar i shqiptarėve e arriti lavdinė e tij me
zotėsinė pėr tė ndėrtuar aleanca tė brendshme e tė jashtme,
pėr tė bėrė politikė me tė gjithė faktorėt qė mund tė vinin nė
konvergjencė. Nė romanin e tij Kėshtjella I. Kadare
pikėrisht kėtė mendėsi synoi tu ofronte shqiptarėve. Ai
shkroi romanin e heroit tė papranishėm, romanin ku
Skėnderbeu nuk shihej gjėkundi tė vringėllinte shpatėn, dhe
megjithatė arbėrit arrinin tė ishin fitimtarė. Ajo qė i bėnte
ata tė fitonin ishte fryma e tij pėrbashkuese, qė ne e kemi
edhe nė himnin kombėtar.
Vijon nr
tjetėr...
intervistoi: Albert
Hitoaliaj
|